Një video ku shihet një 9 vjeçar i cili tenton ta grabis një dyqan stolish me një armë lodër, është duke u shikuar shumë në internet, transmeton koha.net.
Djali shihet duke hyrë në një dyqan në Moreno të Argjentinës, e duke shikuar nga pas mos e ka ndokënd.
Ai pastaj flet me pronarin e dyqanit, para se ta nxjerrë armën e tij lodër, dhe t’ia drejtojë atij.
Pastaj, pronari i dyqanit e kap për dore ‘grabitësin me përvojë’ dhe thjesht e largon nga dyqani.
Pronari thotë se nuk është frikësuar fare nga ai: “Unë nuk kisha fare frikë sepse ia pash fytyrën djalit. E gjithë kjo ishte si ndonjë lojë. Fillimisht, kur u bëra nervoz, ai buzëqeshi i frikësuar, por pastaj filloj të qante. Unë e nxora jashtë dhe mbylla dyert e dyqanit, pasi momenti i keq kaloi”.
{gallery}
-
Arrestohet një 19-vjeçar për tentim grabitje në Gjilan, i sekuestrohet arma
-
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë, dyshohet për të paktën 12 të tjera
-
9-vjeçari gati sa s’pësoi nga ariu i zi në oborrin e shtëpisë
-
Momenti kur një hajdut me maskë klouni grabit dyqanin në Australi
-
Ariu futet brenda dyqanit të pemëve në Alaska