Edhe pse nuk e drejtonte veturën, kjo gjyshe ka treguar se për një argëtim të vërtetë mosha nuk është e kufizuar.
Një xhiro i ka bërë gjyshes së vet, në pistën e njohur të Nurburgringut, në Gjermani, Misha Charoudin, njeriu i cili e njeh këtë pistë si “në gishta”, transmeton Koha.net. Ai ka vendosur që t’ia bëj një xhiro gjyshes së tij 80-vjeçare me qëllim që t’ia largojë frikën nga shpejtësia.
Charoudin së bashku me gjyshen 80-vjeçare, me modelin Audi R8 me motor V10 e kapacitet prej 600 kuajfuqi, ka arritur një shpejtësi mbi 300 kilometra në orë.
Shikoni në video reagimin e gjyshes e cila kurrë në jetë nuk ka vozitur mbi 60 km/h.
Artikuj të ngjashëm
-
Audi RS Q8 thyen rekordin e Mercedes-AMG GLC 63 S në Nurburgring
-
Shoferja voziti 110 km/h në zonën ku lejohej shpejtësia 40, Policia e gjobit me 300 euro
-
Surprizë për 75-vjetorin: Porsche prezanton një veturë elektrike super sportive
-
Ferrari thyen rekordin e Teslas
-
Gjermani eci me 300 km/h në drejtim të gabuar, u ndoq nga 41 vetura policie dhe një helikopter