Kur ke disa vite i lidhur me dikë, mund të krijosh pritshmëri për një të ardhme të përbashkët. Ndoshta pret që të nisësh bashkëjetesën, të martohesh apo të krijosh familje.
Por, ndërkohë që ti je gati për hapin e madh, partneri mund të mos jetë i gatshëm. Çfarë bëhet në këtë rast? Mund të bisedosh me qetësi ose mund të marrësh masa drastike.
Alternativën e dytë zgjodhi një grua, e cila paditi partnerin e saj për faktin se kishte 8 vite që nuk e kishte propozuar.
Ngjarja ka ndodhur në Zambia, ku Gertrude Ngoma çoi në gjyq Herbert Salalikin, pasi u lodh duke pritur. Burri u arsyetua se nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për të bërë dasmë.
Gjyqtari vendosi që çifti të pajtohej dhe ta zgjidhte këtë çështje pa gjyq. \ a2news
-
GLPS: Procedurat gjyqësore, sfidë për jetësimin e së drejtës së grave në trashëgimi pronësore
-
Singapor, burri padit një grua pasi ajo e refuzoi
-
Gruaja ankohet se bashkëshorti në vend të dhuratës i dhuroi para kesh
-
Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj paditen nga viktima e këtij të fundit
-
Kushtetuesja konstaton se gjykata ia shkeli të drejtat një qytetari