Kuriozitet

Çfarë do të ndodhte sikur Toka do të rrotullohej në drejtim të kundërt

A keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ndodhte nëse planeti ynë i gjelbër do të rrotullohej në drejtim të kundërt, me atë në të cilin rrotullohet për miliarda vjet? Ndoshta po, ndoshta jo, por studiuesit për BBC zbuluan informacione interesante në lidhje me rrotullimin e Tokës.

Në terma laik, po të rrotulloheshim në drejtim të kundërt, bota do të dukej krejtësisht ndryshe. Në qoftë se qëndroni në ekuator, Toka poshtë jush rrotullohet me shpejtësi prej 1670 kilometra në orë, gjë që ndikon në lëvizjen e valëve dhe të ajrit. Kjo krijon dukuri të motit dhe në fund të fundit nga kjo varet klima jonë, transmeton koha ditore.

Po të ndryshonte rrotullimi, Sahara do të ishte një nga fushat me më shumë shi në Tokë, shkretëtirat kaliforniane do të ishin të lagështa, ndërsa kënetat në Florida do të thaheshin plotësisht. Nga ana tjetër, sikur Toka, për shembull, do të ngadalësohej, ana e diellit do të ishte gjithnjë e më e ngrohtë, ndërsa ana e errët e tokës do të ishte e akullt.

Toka vërtetë po ngadalëson, por ky proces po zhvillohet shumë ngadalë. Dita tani është 1.7 milisekonda më e gjatë se sa që ishte një mijë vjet më parë, ndërsa me këtë temp Toka do të ndalet plotësisht brenda 1.9 trilionë vjetësh.