Shtëpi për familjen e saj dhe ushqim për të ngrënë, është kërkesa që një 7 vjeçare nga Liverpooli, Angli, ia ka bërë Babadimrit.
Siç raporton BBC, letra është gjetur në një kuti postare në prag të Krishtlindjeve në Qendrën e komunitetit në Everton, Liverpool.
Këshilltari i këtij komuniteti, Gerard Woodhouse, i cili e hapi këtë letër tha se “ishte aq shqetësuese për ta lexuar”.
Shirley Marshall nga po kjo qendër, tha se sapo letra u bë virale në rrjetet sociale, nisën edhe mbështetjet për vajzën e familjen e saj.
“I dashur babadimër. A mund të më ndihmosh. A mund të kemi një shtëpi për Krishtlindje. Mami ka dëshirë të jemi të gjithë bashkë. A mund të kemi edhe pak ushqim, dhe a mund të kem unë edhe një kukull të bukur për Krishtlindje? Faleminderit”, kishte shkruar 7 vjeçarja, transmeton Koha.net.
Letra u shfaq kur ekipi në qendër të komunitetit filloi të dekoronte për sezonin festiv.
Edhe
Britney Spears thotë se mezi po pret të takohet me familjen për Krishtlindje
Është mësuar se vajza dhe motrat e saj të vogla, për shkak të kushteve të rënda, jetojnë tek një i afërm.
Ekipi i qendrës së komunitetit po përpiqet të ndihmojë familjen dhe pritet t'i vendosë ata në një hotel, ditën e Krishtlindjeve.