Një grua e nervozuar tha se “nuk do t’ua hapë derën” mysafirëve në ditën e Krishtlindjes nëse vijnë pa ushqime.
TheMirror ka shkruar se gruaja e paidentifikuar ka shkruar në Reddit se ka pranuar të organizojë darkën e Krishtlindjes për familjen e saj, me kusht që “çdo person do të gatuajë të paktën një pjatë”.
Sipas saj, darka do të jetë çështje me rëndësi dhe mysafirë pritet t’i kenë rreth 30 persona, që për të, janë tepër. Gruaja ka shtuar në rrëfimin e saj në Reddit se secili me nga një pjatë do t’ia lehtësonte edhe barrën e kostos së darkës.
“Të gjithë kanë një justifikim se pse nuk do të jenë në gjendje të sjellin një vakt. Justifikimet sillen nga ‘jam i zënë në punë’ , ose kam fëmijë, s’kam kohë të gatuaj për Krishtlindje’, ose ‘qeni im hëngri librin e gatimeve’. Jam e mërzitur”, ka thënë ajo, duke shtuar se mysafirëve ua ka vendosur tri opsione.
“Një, të gatuajnë të gjithë siç u pajtuam, dy, të bëjnë një grumbull të madh me pica të bëra vetë dhe tre, të anuloj darkën...Ata vijnë, por unë nuk do ta hap derën time, duke pretenduar se nuk jam në shtëpi”, ka shtuar ajo tutje.
-
Katër veprimet që s’duhet t’i bëni në festën e Vitit të Ri
-
Harris thotë se do të drekojë me familjen para natës së zgjedhjeve
-
Dubai me 18 mijë restorante, por klientët po paguajnë 100 dollarë për të darkuar në shtëpinë e ndokujt
-
Doli për të ngrënë iftar me kolegë, bashkëshorti nuk e lë të hyjë në shtëpi
-
Mijëra njerëz në SHBA ofrojnë punë vullnetare për të zbukuruar Shtëpinë e Bardhë