Një burrë 87-vjeçar, i cili nuk është larë tash e 67 vjet dhe ushqehet me mbeturina, ka habitur ekspertët e shëndetësisë, të cilët konfirmojnë se ai gëzon shëndet të plotë.
Amou Jaji, nga Irani, thotë se nuk lahet pasi mendon se po ta bëjë këtë gjë, do ta ndjekë tersi.
“Daily Star” raporton se disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore janë shprehur se çuditërisht, ai nuk ka asnjë sëmundje serioze apo baktere të dëmshme, pavarësisht stilit të tij të jetës aspak higjienike.
Ekspertët shkuan për të gjetur parazitë të ndryshëm që mund të jetonin në trupin e të moshuarit, por u kthyen duarbosh.
“Besojmë se ai është i shëndetshëm pasi duke jetuar kështu, ka forcuar jashtëzakonisht imunitetin. Ka ngrënë mbeturina dhe pi ujë nga pellgjet në rrugë, por nuk ka asnjë sëmundje të rëndë apo virus”, tha një ekspert, përcjell A2.
{gallery}
-
Vdiq në moshën 94-vjeçare “njeriu më i papastër në botë”
-
A kanë më shumë gjasa ata që hanë mish të jetojnë deri në 100 vjet?
-
Mjeku 72-vjeçar dhe sekretet e luftës me peshën - të mërkurën në emisionin “Sot”
-
Katër rregulla të ushqyerjes për të qëndruar në formë dhe për të jetuar më gjatë
-
7 zakone për shëndetin e lëkurës dhe mendjes