Një banor i Qipros vuri në provë aftësinë e tij që e ka kultivuar tash e 30 vjet: Duke i balancuar 319 gota vere në kokë.
Aristotelis Valaoritis ka shënuar rekord botëror duke kërcyer me plot 319 gota, e këtë veprim e bën që nga 1995-a. Upi ka shkruar se 62-vjeçari ka nofkën “valltari i xhamit”, e këtë veprim tha se e bën pa problem.
“Më pëlqen ta bëj këtë. Unë shoh fytyrat e spektatorëve plot tension dhe agoni sikur po shohin një film”, ka deklaruar Valaoritisi.
Ai ka shtuar se ka në plan të shënojë edhe rekorde të tjera botërore për balancimin e llojeve të ndryshme të sendeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Rekord botëror, amerikani i shpërtheu 200 balona në kohë rekorde
-
Amerikani shënon rekordin e 250-të botëror
-
Macja shënon rekord botëror me kërcime në litar
-
Rekord botëror, amerikani mbajti kitarën me kokë për 1 orë e 46 minuta
-
Prezantuesi i lajmeve hyn në “Guinness” me koleksionin më të madh të çorapeve