Një burrë 60-vjeçar që mbyti të dashurën e tij, vdiq nga një sulm në zemër derisa po e varroste trupin e saj në oborrin e shtëpisë së tyre në Karolinën e Jugut, SHBA, thanë hetuesit, raportoi Associated Press të mërkurën.
Hetuesit gjetën trupin e Joseph Anthony McKinnon të shtunën, pasi fqinjët thirrën dhe raportuan një burrë pa ndjenja në një oborr në Trenton, tha në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Edgefield.
Derisa po hetonin vdekjen e McKinnon, hetuesit gjetën një trup të mbështjellë në thasë plehrash në një gropë të sapohapur dhe përcaktuan se ishte e dashura e tij, Patricia Ruth Dent, 65-vjeçare.
Një autopsi përcaktoi se ajo ishte mbytur dhe fqinjët u thanë oficerëve se panë McKinnonin duke hapur një gropë në oborrin e tij, një ditë më parë.
Një autopsi e kryer në trupin e McKinnon përcaktoi se ai vdiq nga një sulm në zemër. Hetuesit thanë se dukej se ai gati mbaroi me varrosjen, kur uli lopatën, u largua dhe u rrëzua për të mbetur në tokë pa shenja jete.
-
Burri në Shtërpcë gjen në oborr një person pa shenja jete, policia po e heton rastin
-
Burri vret gruan për shkak të trajtimit të shtrenjtë mjekësor në SHBA
-
Një burrë gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan
-
Snajperisti qëllon hajdutin që po e mbante gruan peng me thikë në fyt
-
Dy vjet burg burrit që mbajti në frigorifer trupin e shokut