Një shishe plastike që ka të paktën 47 vjet në det është gjetur në bregun e një plazhi në Britaninë e Madhe, me shkrimet në ambalazh që lexohen qartë, duke rikthyer edhe një herë përpara syve tanë problemin e mbeturinave plastike.
Shishja, e gjetur nga një roje bregdetare në një plazh në Somerset, duket si e re. “Është tronditëse sa kohë mund të mbijetojë plastika dhe kjo tregon se sa e dëmton natyrën”, shkruan Tch.
Disa lloje shishe plastike kërkojnë 450 vjet që të shkatërrohen. Britania e Madhe prodhon më shumë se 170 milionë ton mbeturina në vit, shumica e të cilave është paketimi i ushqimit dhe vetëm një e treta e paketimit të plastikës riciklohen.
Mbeturinat plastike janë kaq të pranishme sa fibrat e saj, disa më të vegjël se gjerësia e flokëve të njeriut, janë gjetur në ujë, sheqer dhe kripë tavoline.
-
Ata që pinë ujë nga shishet plastike gëlltisin rreth 90 mijë grimca mikroplastike më shumë në vit
-
Nivele të larta mikroplastikash gjenden te personat që kanë kaluar infarkt
-
Sfera të mistershme metalike shfaqen në një plazh në Australi
-
Enët që duhet t’i hiqni qafe sepse janë të rrezikshme për shëndetin
-
5 centë kryejnë punë, bie ndjeshëm përdorimi i qeseve plastike