Një shofer është duke u kërkuar nga policia në Angli pasi me qëllim ka stërpikur një nënë me dy fëmijët e saj.
Aktin e shoferit policia e ka quajtur si “të pabesueshëm” dhe është në kërkim të tij për ta dënuar me 5 mijë funte.
Sipas policisë, uji i mbledhur skaj rrugës ka mundur të vërehet lehtë nga shoferët, por shoferi i kërkuar me qëllim ka stërpikur tre kalimtarët.
Rasti ka ndodhur në Cambridgeshire dhe policia ka kërkuar për dëshmitarë të këtij rasti.
“Uji i mbledhur ka mundur të dallohej lehtë dhe atë ditë nuk po binte shi”, ka thënë një zëdhënës i policisë.
“Ai me qëllim hyri në ujë dhe i stërpiki tre kalimtarët”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia angleze përmes autobusëve kërkon shkelësit e rregullave të trafikut
-
Aksident shokues në Britani, një çift lëndohet rëndë
-
Një grup babadimrash ngecin në automjetin e blinduar
-
10,000 dollarë shpërndahen nëpër një autostradë në Kili nga vetura e grabitësve
-
Britaniku gjobitet me 100 funte, pasi vetura kishte dalë 7 centimetra jashtë zonës së parkingut