Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Britaniku gjobitet me 100 funte, pasi vetura kishte dalë 7 centimetra jashtë zonës së parkingut

Një britanik ka mbetur i shokuar kur ka marrë një gjobë prej 100 funte për parking të palejuar, pasi vetura e tij kishte dalë vetëm afro 7.5 centimetra jashtë vizës së parkingut, raporton “The Sun”të martën.

Julian Griffiths 59-vjeçar, ka thënë se kishte paguar veturën e tij për dhjetë minuta, ndërsa ishte futur në një lokal.

Por, në nxitim, ai nuk kishte shikuar mirë se si e ka parkuar veturën e tij Renault Clio. Vetura e tij kishte kaluar për afro 7 centimetra vizën e bardhë.

Dy javë më vonë, ai u gjobit me 100 funte për shkelje të rregullave të parkingut.

“Unë mendova se po bëjnë shaka. Kurrë nuk kam menduar se duhet të jetë në mënyrë perfekte e parkuar vetura. Do të kuptoja po të kishte dalë gjysma e veturës jashtë, por është çmenduri për 7 centimetra”, ka thënë Julian.

Edhe 100 euro gjobë për qytetarët që parkuan në vend të gjelbëruar Kronikë 100 euro gjobë për qytetarët që parkuan në vend të gjelbëruar

Julian, që kishte parkuar veturën në “Parc Tawe” në Swansea, ka apeluar tash ndaj gjobës.

Nuk është personi i parë që është ankuar për gjobë të tillë parkingu. Një person tjetër po ashtu ishte gjobitur me 100 funte për arsyen e njëjtë.