Nëse keni vendosur të blini dhurata për më të dashurit tuaj për Vitin e Ri, atëherë kujtohuni se ka gjëra që nuk bënë të dhurohen, e madje edhe sjellin fatkeqësi, apo besohet.
Sipas besëtytnive të vjetra, gjërat e mëposhtme nuk duhen dhuruar kurrë.
Objekte të mprehta
Gërshërët, thikat dhe objektet e tjera të mprehta si një magnet tërheqin energji negative. Ju mund t'i blini ato për vete, por jo si dhuratë për të tjerët.
Pasqyrë
Besohet se magjia është e bllokuar në pasqyra dhe kjo është arsyeja pse ato nuk duhet të blihet për dhuratë. Thuhet se pasqyrat e dhuruara sjellin telashe në jetën e atij që i merr.
Orë
Sipas besimit popullor, nëse ora ndalon, mund të sjellë fatkeqësi. Më së miri do të ishte të shmangni blerjen e kësaj dhurate.
Portofoli
Ju mund të dhuroni një portofol, por është e rëndësishme që ai të mos jetë bosh. Në atë rast, ai të cilit i jepni gjithmonë do të ketë problem me paratë.
Enët
Nëse doni t'i dhuroni dikujt enë ose një filxhan, vendosni një monedhë në secilën pjatë. Enët e zbrazëta sjellin varfëri. /ksp