Studiuesit e zoologjisë janë alarmuar pasi majmunët e mëdhenj, përfshirë llojet bonobos, shimpanzetë, gorillat dhe orangutangët po zhduken.
Në një artikull të publikuar në “Phys” të enjten, thuhet se njerëzit kanë gjahtuar shumë majmunët e tillë nëpër habitatet ku jetojnë, duke çuar në uljen e prezencës së tyre.
Aktualisht, pesë nga shtatë llojet e majmunëve janë renditur si shumë të rrezikuar nga zhdukja, ka njoftuar Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.
Metodat tradicionale të ruajtjes së tyre kanë ndihmuar, por këto s’kanë mjaftuar, thonë studiuesit e Universitetit të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ekspertët kanë rekomanduar që të ruhen zonat e veçanta, të financohen ekipe të specializuara për t'u kujdesur dhe të përdoret teknologjia e fundit për t'u krijuar habitate të volitshme. Edhe nxjerrja e lëndëve djegëse, kërkimi i zonave që kanë potencial për gjetje të mineraleve të çmuar, thuhet se kanë shkaktuar shkatërrimin e zonave ku jetojnë majmunët.
Orangutangët thuhet se po vriten nga dora e njeriut edhe për t'u shitur ose po plagosën që t'iu shiten kopshteve zoologjike.
Cili është roli i majmunëve në ekosistem?
Majmunët konsumojnë fruta dh bimë të tjera dhe pastaj i shpërndajnë farat në ambiente të ndryshme, që ndihmojnë shpërndarjen dhe rritjen e bimësisë në ekosistem.
Ata konsiderohen predatorë ndaj insekteve dhe kafshëve të vogla, që ndikjnë në mbajtjen nën kontroll të tyre.
Majmunët e ruajnë edhe shëndetin e pyjeve dhe të ekosistemeve të tjera.