Kuriozitet

Japonia s’do ta organizojë më festivalin 1000-vjeçar, shkak rënia e popullsisë

Japonezët nuk do ta mbajnë më “festivalin e njeriut të zhveshur”, për shkak të rënies së popullsisë në zonë, kanë thënë organizatorët.

Upi ka shkruar se festivali që daton tash e 1000 vjet organizohet çdo vit, ku njerëzit mblidhen pothuajse tërësisht të zhveshur dhe duke mbajtur një hajmali, sillen rreth një tempulli që e konsiderojnë të bekuar.

Festivali është mbajtur në ditën e shtatë të vitit të ri hënor, por tash e tutje nuk do të organizohet më.

“Vendimi për përfundim të festivalit u bë për shkak të plakjes së individëve të përfshirë në festival dhe mungesës së pasardhësve. Derisa ne bëmë përpjekje maksimale që të vazhdonim festivalin, duke parandaluar anulimet ose ndërprerjet në minutën e fundit, vendimi u mor që festivali të anulohej krejtësisht”, ka thënë Daigo Fujinami, udhëheqës i Tempullit Kokusekji.

Fituesi i sivjetmë i festivalit, Kikuchi Toshiaki, ka thënë se është trishtues përfundimi i fesivalit.

“Mora pjesë duke shpresuar se do ta ishte një festival i paharrueshëm”, ka thënë 49-vjeçari.