Japonezët nuk do ta mbajnë më “festivalin e njeriut të zhveshur”, për shkak të rënies së popullsisë në zonë, kanë thënë organizatorët.
Upi ka shkruar se festivali që daton tash e 1000 vjet organizohet çdo vit, ku njerëzit mblidhen pothuajse tërësisht të zhveshur dhe duke mbajtur një hajmali, sillen rreth një tempulli që e konsiderojnë të bekuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFestivali është mbajtur në ditën e shtatë të vitit të ri hënor, por tash e tutje nuk do të organizohet më.
“Vendimi për përfundim të festivalit u bë për shkak të plakjes së individëve të përfshirë në festival dhe mungesës së pasardhësve. Derisa ne bëmë përpjekje maksimale që të vazhdonim festivalin, duke parandaluar anulimet ose ndërprerjet në minutën e fundit, vendimi u mor që festivali të anulohej krejtësisht”, ka thënë Daigo Fujinami, udhëheqës i Tempullit Kokusekji.
Fituesi i sivjetmë i festivalit, Kikuchi Toshiaki, ka thënë se është trishtues përfundimi i fesivalit.
“Mora pjesë duke shpresuar se do ta ishte një festival i paharrueshëm”, ka thënë 49-vjeçari.