Gratë në Japoni për herë të parë janë lejuar të marrin pjesë në një ceremoni të lashtë të njohur si “festivali i zhveshjes”. Megjithëkëtë pjesëmarrja e tyre në këtë ceremoni është e kushtëzuar.
Çdo shkurt, mijëra burra pothuajse të zhveshur marrin pjesë në “Hadaka matsuri” në një faltore Shinto në Inazawa, një qytet në Japoninë qendrore, festival ky që sipas tyre do të largojë shpirtrat e këqij gjatë vitit të ardhshëm, shkruan TheGuardian.
Ky festival është konsideruar i ndaluar për gratë që kur u mbajt për herë të parë rreth 1250 vjet më parë, por organizatorët do të lejojnë një grup prej rreth 40 grave që të marrin pjesë këtë vit më 22 shkurt, sipas raportimeve të mediave japoneze.
Gratë të cilat duhet të jenë plotësisht të veshura, nuk do të lejohen të marrin pjesë në ceremoninë kryesore të festivalit, në të cilin burrat e veshur vetëm me “fundoshi”, një lloj rrobe tradicionale, përplasen me njëri-tjetrin teksa përpiqen të “transferojnë” fatin e tyre të keq tek një “burrë i zgjedhur” me anë të prekjeve.
Ayaka Suzuki, e cila bëri fushatë për heqjen e ndalimit jozyrtar për gratë, tha se kishte dashur të merrte pjesë në festival që kur ishte fëmijë.
"Unë do të kisha marrë pjesë po të isha djalë", u tha ajo gazetarëve teksa shtoi se do të përdorte mundësinë për t'u lutur për sigurinë e familjes së saj dhe për njerëzit e prekur nga tërmeti vdekjeprurës i fundit në gadishullin Noto.
Edhe
Japonia s’do ta organizojë më festivalin 1000-vjeçar, shkak rënia e popullsisë
Shumë njerëz e kanë mirëpritur “festivalin e zhveshjes”, edhe pse i modifikuar me një hap modest përpara drejtë barazisë gjinore.
Këtë muaj, gratë morën pjesë në festivalin e zjarrit “Katsube” në prefekturën Shiga për herë të parë në historinë e tij 800-vjeçare.
-
Tokio u lejon burrave të veshin pantallona të shkurtra në punë, gratë ankohen për “qimet e këmbëve”
-
Japonia po mendon ta heqë ndalimin e tatuazheve në ushtrinë e saj
-
Rikthehet rituali i çuditshëm japonez, foshnjat përballen deri kur të qajnë
-
“Mbi të gjitha, ka liri”: Gjithnjë e më shumë gra aziatike po i japin fund martesës pas të 50-ave