Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japonia po mendon ta heqë ndalimin e tatuazheve në ushtrinë e saj

Forcat e Mbrojtjes së Japonisë po rimendojnë ndalimin e tatuazheve, ndërsa po tentojnë të rrisin rekrutimin nga popullata që po vazhdon të zvogëlohet, raporton BBC. 

Tatuazhet për kohë të gjatë janë parë si tabu në këtë shtet, ku asociohen me bandat kriminale të stilit mafia të njohura si “yakuza”.

Por, zyrtarët tash thonë se japonezët e rinj kanë tatuazhe për arsye të ndryshme, e jo si shenjë identifikuese me “yakuzan”.

Nga autoritetet e Japonisë thonë se këto rregulla po pengojnë rekrutimin.

Ushtria e Japonisë është 10 për qind përfundi kapacitetit dhe dështoi në synimin e rekrutimit në prill të vitit të kaluar.

Edhe Japonia u kërkon të rinjve të martohen Botë Japonia u kërkon të rinjve të martohen

“Refuzimi i aplikuesve vetëm pse ata kanë tatuazhe, përbën problem”, ka thënë deputetja Masahisa Sato.

Kreu i Zyrës së personelit në Ministrinë e Mbrojtjes së Japonisë, Kazuhito Machida, ka thënë se ndalimi duhet të rishqyrtohet, duke marrë parasysh rënien e natalitetit.