Dhjetëra foshnja japoneze që qanin u përballën me njëra-tjetrën në një ritual tradicional "të qarash" që besohet se u sjell shëndet të mirë foshnjave, i cili u kthye për herë të parë në katër vjet pas pandemisë.
Të vegjlit të veshur me përparëse ceremoniale “sumo” – një formë japoneze e mundjes - u mbajtën nga prindërit e tyre dhe u përballën me njëri-tjetrin në Tempullin Sensoji në Tokio të shtunën, shkroi Guardian.
Stafi që kishin veshur maska shtriganësh u përpoqën t’i bënin foshnjat të qanin, me të parin që shpërthente që do të shpallej fitues.
“Ne mund ta kuptojmë gjendjen shëndetësore të një foshnjeje duke e dëgjuar mënyrën si qan”, ka thënë nëna e një 8-muajshi.
64 foshnja morën pjesë në ritual.
Rregullat ndryshojnë varësisht rajonit – në disa vende prindërit duan që fëmijët e tyre të qajnë të parët, në të tjera ata që qajnë së pari janë humbësit.

-
Të qarat e foshnjave mund ta rrisin temperaturën e trupit të njeriut
-
Gratë në Japoni lejohen të marrin pjesë në “festivalin e zhveshjes”, por duhet të jenë të veshura
-
Hapen shkollat në Austri, hyn në fuqi ndalimi i shamisë për nën 14 vjeçarët
-
Arti me shkumës, një traditë moderne në Japoni
-
Japonezët frymëzojnë amerikanët të bashkohen në traditën e pastrimit të stadiumit