Një tufë elefantësh të egër në Malajzi kanë shtypur një veturë që udhëtonte përgjatë një autostrade pasi vetura goditi një elefant të vogël të grupit të tyre.
Vetura po vozitej nga një 48-vjeçar i cili ishte me gruan dhe djalin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFamilja po udhëtonte nëpër autostradë kur goditi elefantin e vogël, raportoi CNN. Raportohet se atë kohë ishte mjegull.
Kur tufa pa elefantin e vogël që u godit, ata u hodhën mbi veturë.
Nuk dihet nëse njerëzit ishin brenda veturës në atë moment, por nuk u raportua për të lënduar.