Si pjesë e një konkursi në Universitetin e Surrey në Britaninë e Madhe, u zhvillua një peshk robotik që mbledh mikroplastikë, shkruan The Guardian.
Është një robot 50 cm i gjatë që tashmë mund të kapë grimca të vogla plastike me madhësi 2 mm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndotja e ujit, veçanërisht ndotja plastike, është një problem i madh. Nuk janë vetëm oqeanet që vuajnë, por edhe lumenjtë, përrenjtë, liqenet dhe ligatinat. Është një problem pa zgjidhje”, ka thënë Eleanor Mackintosh, një studente e kimisë dhe fituese e konkursit.
“Dizajni im është fokusuar në shkathtësi. Cila krijesë mund të përballet më mirë me problemet në trupat ujorë sesa ajo që jeton në to? Peshqit janë përshtatur me mjedisin e tyre”, shtoi ajo.
Roboti lëviz në ujë duke lëvizur bishtin, duke e mbajtur gojën hapur në mënyrë që uji të hyjë në zgavrën e brendshme së bashku me mikroplastikën. Kur zgavra mbushet me ujë, goja mbyllet dhe më pas pjesa e poshtme e zgavrës ngrihet dhe e nxjerr ujin nga roboti përmes pendëve, por mikroplastika mbetet e bllokuar.
