Policia në Florida të SHBA-së është shokuar kur mësoi se një shofer të cilin e ndaloi në autostradë ishte djalë 10-vjeçar, raporton BBC.
Djali dhe motra e tij 11-vjeçare u ndaluan në Alachua, disa qindra kilometra nga ky ishin raportuar të zhdukur nga nëna e tyre më herët këtë javë.
Policia ka thënë se dyshon se fëmijët vendosën të iknin pasi nëna u konfiskoi pajisjet elektronike.
“Për befasi të tyre, policët panë një shofer 10-vjeçar duke dalë nga vetura, ndërsa pasagjere ishte motra e tij”, është njoftuar nga Policia e Floridas.
Nga Zyra e Sherifit të Alachuas është thënë se vetura u ndalua në ora 03:50 të mëngjesit të enjten me kohë lokale.
Vetura ishte 320 kilometra larg nga vendi ku nëna e tyre raportoi se ishte zhdukur.
“Policët mësuan se fëmijët ishin të zemëruar me nënën e tyre pasi ajo ua mori pajisjet elektronike, pasi nuk po silleshin si duhet”, është thënë nga Zyra e Sherifit.
Policia ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se fëmijët janë keqtrajtuar. Fëmijët u kthyen te nëna e tyre.
“Policët folën me nënën, e cila po mundohet të bëjë më të mirën për të rritur fëmijët dhe ajo ishte e gatshme për të pranuar rekomandimet që policët ofruan”, është thënë nga Policia e Floridas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.