Mesdheu është pothuajse gjithmonë simbol i një pushimi të mirë, cilësor dhe detit të ngrohtë. Një vend i tillë është Amasra, një qytet i vogël në Turqinë veriore, rreth 3 orë me veturë nga Ankaraja. Edhe pse i përket Turqisë, origjina e emrit është nga greqishtja. Shkrimtari i njohur grek Homeri në kohët e lashta ka theksuar se ky vend ka potencial të madh turistik, shkruan AA.
Amasra është një qytet piktoresk në bregun e Detit të Zi, në provincën e Bartin në Turqi, dhe kombinon arkitekturën osmane dhe bizantine në një mënyrë jashtëzakonisht të bukur. Në Turqi, njihet si një vend i specialiteteve të shkëlqyera të peshkut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy qytet ka edhe një karakteristikë interesante. Përbëhet nga dy ishuj që quhen i madh (Büyük ada) dhe i vogël (Tavşan adası). Ishulli i madh lidhet me një urë romantike romake, dhe ka një plazh fantastik.
Në ishullin e vogël dominon gastronomia e ushqimet e freskëta të detit.
Qyteti ka rreth gjashtë mijë banorë, ndërsa në sezonin turistik ky numër shkon në 25 mijë banorë. Vizita në këtë qytet këshillohet të ndodhë gjatë vjeshtës.