Lëmsh

Lufta kundër frikës nga merimangat

 

Vendi më i mirë për ta hequr qafe frikën nga merimangat është kopshti zoologjik, ku ka lloj-lloj insektesh. Kopshti zoologjik i Londrës po feston 30-vjetorin e organizimit të kurseve për t’i ndihmuar njerëzit ta mposhtin ankthin e tyre më të thellë dhe më të errët për insektet.

Kopshti zoologjik i Londrës ka zhvilluar një kurs për njerëzit me arachnophobia, ose frikën nga merimangat për 30 vjetët e fundit.

Gjatë programit, Dave Clarke, drejtuesi i kursit të programit Friendly Spider në Kopshtin zoologjik të Londrës, i ndihmon pjesëmarrësit ta kapërcejnë frikën e tyre nga këto krijesa me tetë këmbë.