Kuriozitet

Aligatori “tmerron” gruan e moshuar

Një aligator u kap papritmas në kopshtin e një gruaje në Illionis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi Upi.

Ekipin e kontrollit të kafshëve e kontaktoi një grua e moshuar, duke u ankuar se një aligator disa metra i gjatë po ia rrezikonte sigurinë.

“Unë pashë gjarprin më të madh ndonjëherë. Pastaj mu duk se ishte aligator”, deklaroi gruaja.

Ekipi mbërriti në vendin e ngjarjes dhe pas disa tentativave, ia doli ta largonte atë me sukses.