Një artisti gjerman ka refuzuar një çmim nga një konkurs prestigjioz ndërkombëtar i fotografisë pasi zbuloi se prezantimi i tij ishte krijuar nga Inteligjenca Artificiale (AI).
Boris Eldagsen nga Berlini fitoi në kategorinë e kreativitetit të “Çmimi Botëror i Fotografisë Sony” të këtij viti me fotografinë "Pseudomnesia: Elektricisti".
Imazhi bardh e zi tregon dy gra nga breza të ndryshëm - gruaja më e moshuar që duket se qëndron prapa gruas më re, raportoi CNN.
Organizatorët thanë se ishin vënë në dijeni për disa përfshirje të inteligjencës artificiale, por thanë se kishte pasur përpjekje "të qëllimshme" për t'i mashtruar ata.
Eldagsen tha se shpresonte se veprimet e tij do të hapnin diskutimin për këtë çështje dhe do të çonin në "konkurse të veçanta për imazhet e krijuara nga AI".
"Faleminderit që zgjodhët imazhin tim dhe e bëtë këtë një moment historik, pasi është imazhi i parë i krijuar nga AI që fiton në një konkurs prestigjioz ndërkombëtar të fotografisë. Sa prej jush e dinit apo dyshonit se ishte krijuar nga AI? Diçka nuk është në rregull me këtë, apo jo?"
"Imazhet AI dhe fotografia nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën në një çmim si ky. Ato janë të ndryshme. AI nuk është fotografi. Prandaj unë nuk do ta pranoj çmimin", ka vazhduar ai.