Një kaproll ia doli të futej në një spital në Alaska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Stafi tha se po qëndronin në sallë, kur kafsha hyri me shpejtësi dhe nisi të ushqehej me lulet në korridor.
Pamjet shkaktuan bujë në mediat online, shkroi Upi, derisa u tha se pasi u ngop me lulet, kafsha doli në mënyrë të sigurt jashtë objektit.
S'është raportuar për ndonjë dëmtim në spital.