Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër dhe vullnetarë të shoqatës “Shpendët e Shqipërisë” realizuan hartëzimin e plotë të vendfolezimeve të dallëndyshes së detit faqebardhë (Chlidonias hybrida) në Liqenin e Shkodrës si dhe monitorimin e folezimit të këtij lloji.
Liqeni i Shkodrës përfaqëson mjedisin e vetëm në Shqipëri ku gjendet një koloni e dallëndyshes së detit faqebardhë. Kjo falë disa pjesëzash habitatesh të shkëlqyera që formohen në këtë liqen, që në të njëjtën kohë krijojnë kushte ideale për folezimin e këtij lloji.
Një total prej 370 çiftesh folezuese u numëruan gjatë ekspeditës së parë të monitorimit. Shpendët ishin në vrullin e ndërtimit të foleve ku në ditët e ardhshme do të lëshojnë vezët dhe do të fillojnë ngrohjen e tyre.
“Është thelbësore që në këtë periudhë deri së paku në mesin e muajit korrik kur të gjithë të rinjtë lenë foletë, të shmanget çdo shqetësim në zonat e folezimit. Për këtë kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha grupeve të interesit dhe qytetarëve, duke i’u kërkuar dhe falënderuar paraprakisht për shmangien e plotë të çdo aktiviteti apo hyrjeve në zonat e folezimit”, – shprehet “Shpendët e Shqipërisë”.
-
Zbulohet koloni e re me çifte folezuese të dallëndyshes së detit në Gjirin e Lalzit
-
Gjendet koloni e dallëndyshes së detit në Shqipëri, përmban deri në 3.3 % të kësaj popullate në kontinent
-
UNESCO-ja e shpall Liqenin e Shkodrës rezervë botërore të biosferës
-
Rekord folesh të breshkave të detit
-
Liqeni i Shkodrës, mes dhjetë parqeve më të bukura natyrore të Evropës