Doli për të blerë supë, amerikania kapi “rastësisht” loton
Një grua nga Virginia vizitoi një dyqan ushqimor për të blerë supë për motrën e saj. Duke dalë, vendosi t'i blinte dy tiketa lotarie, e njëra prej tyre ia dhuroi 148.560 dollarë, shkroi Upi.
Fawn Hughes nga Chesterfield deklaroi se tiketat vendosi rastësisht t'i blinte, ndërsa kur mori lajmin se fitoi çmimin e madh, u shokua nga gëzimi.
“Isha në shok. Unë kurrë s'kam fituar ndonjë shumë kaq të madhe”, deklaroi Hughes.
Ajo tha se paratë do t'i ndajë me motrën, ndërsa s'ka ndonjë plan se ku do t'i shpenzojnë.