Edhe pse fotografja Shannon Taggart u rrit vetëm një orë larg Lily Dale, New York, një fshat buzë liqenit ku njerëzit mblidhen për të komunikuar me të vdekurit, ajo nuk e vizitoi atë deri kur mbushi 26 vjeç. Ajo u interesua në dokumentimin e vilës e cila së pari u krijua si pushimore verore për praktikuesit paranormalë në shekullin 19, pasi lëvizja Shpirtërore zuri rrënjë në vend dhe u përhap në mbarë botën.
Spiritualistët besojnë se jeta e përtejme është kudo rreth nesh. Ka mbi 65 kisha ose kampe në 20 shtete në SHBA dhe më shumë se 280 në Britani, por Asambleja e Lily Dale thotë se është më e madhja në botë. Çdo verë, mijëra vizitorë shkojnë aty, shkroi CNN.
Vizita e parë e fotografes nxiti atë që do të ishte projekt i gjatë dy dekadash, “Seanca”, një arkiv i gjerë i praktikave shpirtërore.
Ashtu si Taggart, shumë njerëz u tërhoqën nga Lily Dale për shkak të një ndjesie që nuk mund ta përshkruajnë: një mesazh që duket se vjen nga jeta e përtejmë. Dikush tjetër shkon për t’u shëruar nga vuajtja, ose shikojnë një qëllim të ri.
Ajo ka dëshmuar shërime publike, seanca me dyer të mbyllura, ka marrë leximi psikike dhe ka njohur figura të famshme të botës Spirituale – praktikues.
Taggart ka thënë se pavarësisht se sa rituale spiritualë fotografon, eksperiencat e shumta janë përtej perceptimit të dikujt.
Gjatë gjithë dokumentimit "Seance", imazhet e Taggartit, së bashku me intervistat e gjera me Spiritualistët, zënë një hapësirë kufitare midis së vërtetës dhe perceptimit. Por për Taggartin, kompleksiteti është thelbi.
"(Bërja e kësaj pune) më ka ndryshuar në shumë mënyra", theksoi ajo.