Kuriozitet

12-vjeçari mendoi se kapi peshkun, i doli peshkaqeni 450-kilogramësh

Një 12-vjeçar nga Massachusetts për pak sa nuk ra pre e një peshkaqeni që po notonte pranë tij, shkroi Upi të enjten.

Ai gjendej në një varkë peshkimi me qira, kur papritmas para i doli peshkaqeni i bardhë, që peshonte rreth 450 kilogramë.

Campbell Keenan ishte në vizitë në qytetin Fort Lauderdale me familjen e tij, ndërsa kur po peshkonte, ai tërhoqi me grep diçka të madhe.

“Duhej ta mbanim atë. Duhej të siguroheshim që të mos ike nga barka”, rrëfeu nëna e djaloshit, Colleen Keenan.

Ekuipazhi i varkës shpejt e kuptoi se 12-vjeçari kishte kapur një peshkaqen të bardhë.

“Ne e kuptuam se ishte një peshkaqen kur ishte rreth 20 metra larg, me siguri, dhe na u desh ta futnim brenda. U deshën 45 minuta ose një orë për ta kapur atë”, deklaroi burri i ekuipazhit, Paul Paolucci.