Kuriozitet

80 vjet martesë, çifti amerikan tregon sekretin e suksesit

Një çift nga Pennsylvania ka festuar 80-vjetorin e martesës, derisa të dy kanë nga 102 vjet, shkroi Upi.

Robert dhe Edith Mae Schaum, që u njoftuan në shkollë të mesme në vitin 1936, u martuan më 1942-n.

Edith u shpreh se përgjatë viteve e kanë mbajtur njëri-tjetrin të lidhur.

“Mendoj se suksesi është të mos shkuarit në shtrat të zemëruar”, deklaroi Robert.

Martesa më jetëgjatë, e regjistruar edhe nga Libri i Rekordeve ‘Guiness’, është 86-vjeçare dhe 290 ditë.

Ky rekord ishte shënuar nga amerikanët Herbert dhe Zelmyra Fisher.