Që nga viti 2002, Raporti i Lumturisë Botërore ka përdorur analiza statistikore për të përcaktuar vendet më të lumtura në botë. Sipas raportit të fundit, Finlanda është sërish vendi më i lumtur, duke mbrojtur këtë titull për të katërtën herë radhazi.
Në listën e përpiluar çdo vit nga World Happiness Report, Finlanda përsëri ishte e para si vendi më i lumtur në botë për të jetuar. Vlen të përmendet veçanërisht, sipas raportit, aftësia e tyre për të harmonizuar politikën me një ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies.
Për të përcaktuar vendin më të lumtur në botë, ekspertët analizuan të dhënat gjithëpërfshirëse të sondazhit nga 149 vende, duke ndjekur në mënyrë specifike performancën në gjashtë kategori. Kategoritë janë prodhimi i brendshëm bruto për politika sociale, jetëgjatësia, liria për të bërë zgjedhjet e veta të jetës, bujaria e popullsisë si dhe niveli i korrupsionit.
Është interesante se shtatë vendet e para më të lumtura në botë ishin të gjitha vendet e Evropës Veriore. Finlanda zuri vendin e parë, për të katërtin vit radhazi. Finlanda pasohet nga Danimarka, Zvicra, Islanda, Holanda, Norvegjia dhe Suedia.
Vendi më pak i lumtur në botë për të jetuar është Afganistani, i cili është në vendin e 149-të. Ky pozicion mund t'i atribuohet shkallës së ulët të jetëgjatësisë dhe normave të ulëta të produktit të brendshëm bruto . Pesë vendet e fundit përfshijnë gjithashtu Zimbabvenë, Ruandën, Botsvanën dhe Lesoto në Afrikë.
Vendi më i lumtur nga rajoni është Sllovenia në vendin e 29-të. Shqipëria renditet e 91-ta, Maqedonia e Veriut e 92-ta dhe Mali i Zi i 71-ti.