Kuriozitet

“Tiketa e mikut” që ia fitoi amerikanit gjysmë milioni dollarë në lotari

Lotari

Një burrë nga Marylandi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitoi gjysmë milioni dollarë në lotari, pas sugjerimit të një miku, shkroi Upi.

Banori i Gaithersburgut iu tha zyrtarëve të lotarisë se nuk kishte shumë fat me tiketat gërvishtëse, por një mik i propozoi që të merrte një tiketë prej 20-dollarëshe. Kur mori lajmin se i kishte fituar gjithsej 500 mijë dollarë, burri u shpreh tejet i gëzuar.

“Ishte një surprizë e madhe”, u shpreh ai.

Dollarët e fituara, burri i paidentifikuar tha se do t’i përdorë në një pushim në të ardhmen.