Një grua ka thënë se nuk mund të ndihej më e sigurt teksa lindi, edhe pse kjo ndodhi në një helikopter shpëtimi që e lëvizte nga Ishujt Scilly në Truro të Anglisë.
Jennie Trevithick po dërgohej në spital por lindja iu afrua aq shumë sa foshnja Ebbyn erdhi në botë para se helikopteri të ulej në tokë.
Ajo fillimisht ishte në një spital në Ishujt Scilly, por mjekja ishte shqetësuar për komplikimet që mund t’i kishte gruaja gjatë lindjes dhe sugjeroi fluturimin me helikopter, shkroi The Guardian.
Kjo nuk ishte eksperiencë e re për Trevithick. Ajo ishte dërguar me helikopter edhe kur pati fëmijën e parë, por kontraktimet i ndaluar kur helikopteri kishte prekur tokën dhe ajo kishte arritur të shkonte në spital për të lindur. Këtë herë, ajo u detyrua të lindte në helikopter në ajër.
“Të gjithë thoshin se duhet të ketë qenë e frikshme të qenit në helikopter, por në fakt u ndjeva shumë e sigurt. Isha në vendin më të mirë të mundshëm. Nuk do të dëshiroja asgjë më shumë”, ka thënë Trevithick.