Një grua nga Florida në SHBA u ankua në rrjetet sociale se një ari po ia ha pemën e avokados në oborr, shkroi “Upi” të hënën.
Lynn Wracan rrëfeu se ariu po endej tash e disa ditë nëpër lagje, ndërsa më vonë u pa ngjitur në pemë.
Ajo fillimisht mendoi se kafsha po ia dëmtonte zbukurimet e festave të fundvitit.
“Jo, ai po i ha avokadot tona. Nuk është ide e mirë ajo”, u shpreh Wracan, duke shtuar se për ariun pati ankesa edhe nga banorët që po ua dëmton pemët.
Ajo shtoi se autoritetet u njoftuan për rastin por thanë se nuk kanë çfarë të bëjnë