Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Macja më e vjetër në botë, është 26-vjeçare

Macja më e vjetër në botë është 26-vjeçare, raporton “The Sun”.

Flossie është njohur nga Libri i Rekordeve të Guinnessit si më e vjetra në botë. Është pak javë larg të mbushë 27 vjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Macja, që është tashmë e shurdhër e po verbohet, ka një moshë ekuivalente me rreth 120 vjet të njerëzve.

Thuhet se është lindur më 29 dhjetor të vitit 1995.

Flossie ishte gjetur në rrugë si e porsalindur në afërsi të një spitali në Merseyside.

Ajo kaloi pjesën më të madhe të jetës me një familje, deri më herët këtë vit, kur u dërgua në organizatën bamirëse “Cat’s Protection”.