Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gati është goditur në kokë nga një reflektor që ishte vendosur për rregullim të ndriçimit, teksa po fliste para gazetarëve në Paris.
“Për pak më goditi”, u shpreh Vuçiqi, derisa mburrej se nuk u frikësua.
“S’lëviza fare”, iu tha presidenti serb gazetarëve, duke shtuar se një prej të pranishmëve e ka “përgatitur” që kjo të ndodhte dhe ka vazhduar të jap deklaratën lidhur me takimet që ka zhvilluar në kuadër të Samitit të Paqes që po mbahet atje.
Video është shpërndarë në rrjetin social Twitter.