Kuriozitet

Ariu ia shkatërroi veturën kanadezit, në përpjekje për të gjetur ushqim

Një ari në British Columbia të Kanadasë ia shkatërroi një shoferi derën e veturës derisa po kërkonte ushqim.

Siç shkroi “Upi” të hënën, Stefan Halas u shpreh se veturën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë në lagjen Maple Ridge, kur ariu iu afrua dhe po tentonte të hynte brenda.

“Kishte një dritare në tokë dhe gjurmë putrash në derë. E kuptuam menjëherë se kishte qenë një ari. Ai e ktheu makinën time në kënaçe dhe e shtypi atë”, deklaroi Halas.

Makina e burrit u dëmtua rëndë, por kjo nuk ishte objektivi i vetëm i ariut.

“Të gjitha dyert e veturave tona ishin të hapura dhe dyert e makinave të fqinjit gjithashtu të hapura”, shtoi ai, duke rrëfyer se ariu nuk e mori atë që e synoi.

Arinjtë e zinj në tërë Amerikën e Veriut janë më aktivë dhe aktualisht po punojnë për t’i konsumuar rreth 20 mijë kalori, për t’u përgatitur për gjumin e dimrit.