Kuriozitet

Amerikanët udhëtojnë nga shteti në shtet për një biletë lotarie

Loretta Williams jeton në Alabama po udhëtoi në Georgia për ta blerë një biletë lotarie me shpresën për të fituar çmimin prej 1.5 miliardë dollarësh “Powerball”.

Ajo ishte në mesin e njerëzve që prisnin në radhë. Çmimi i tretë më i madhi në historinë e SHBA-së bën që njerëzit të mblidhen për një shans se mund të jenë fitues. Por, në disa shtete lotarinë e tilla nuk ekzistojnë, kështu që banorët e tyre duhet të kalojnë vijat kufitare për ta blerë diku tjetër.

“Është qesharake të udhëtosh për ta blerë një biletë lotarie”, tha Williams, 67 vjeçe, shkroi AP.

Pesë shtete, Utahu, Nevada, Hawaii, Alaska dhe Alabama, nuk kanë lotari. Arsye të ndryshme i kanë mbajtur larg, përfshirë kundërshtimin e konservatorëve që shqetësoheshin për familjet me të ardhura të ulëta.

Megjithatë, në këto shtete qytetarët e duan lotarinë.

John Jones ishte banor tjetër i Alabamas që bleu një biletë në Georgia. Ai është pensionist dhe tha se zakonisht nuk blen biletë lotarie, por se kësaj here vendosi ta provonte fatin.