Kuriozitet

Amerikanit i “ikën” balonat e ditëlindjes, u gjetën në një shtet tjetër

Një nxënës i klasës së dytë në Missouri u befasua pasi dikush ia gjeti balonat e ditëlindjes, që i kishin “ikur” nga festa.

Siç shkroi “Upi” të hënën, Kason Johnson, po festonte ditëlindjen në shkollë kur balonat e mbushur me helium iu larguan, për t'u gjetur disa ditë më vonë, disa kilometra larg.

Balonat i gjeti Todd Huyler, banor i Tennessee, derisa po kosiste lëndinën. Balonat u lidhën në gardhin e tij dhe mbanin një zarf me emrin e biznesit ku ishin blerë dhe emrin e shkollës.

Ai e gjeti Johnsonin dhe ia dërgoi disa dhurata për ditëlindje, së bashku me balonat.