Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ylli i TikTokut blen gabimisht divan 100 mijë dollarësh, kërkon ndihmë

Një video e yllit të TikTokut, Quenlin Blackwell u bë virale pasi ajo shihet teksa qan dhe tregon se si e kishte blerë "rastësisht" një divan prej 100,000 dollarësh.

“Jam gati të çmendem”, dëgjohet ajo duke thënë në klipin i cili është parë pothuajse 7 milionë herë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Blackwell ka shpjeguar aksidenti ka ndodhur kur ajo i ka futur të dhënat e kartës së saj bankare për blerje duke bërë shaka.

Ndërkohë, në një video më vonë, Blackwell, e cila ka pothuajse 8 milionë ndjekës në TikTok tha se do të hapte një llogari “OnlyFans”, për ta ndihmuar për ta paguar divanin e shtrenjtë.

“Nuk dua, por do të më duhet”, thotë ajo në video.

Megjithatë, ndjekësit ishin të dyshimtë për pranimin e saj të përlotur, disa duke vënë në dyshim legjitimitetin e përrallës së saj.

Image