Kuriozitet

I riu i propozon një vajze midis rruge në Sarajevë, ndaloi trafikun me tre vetura

Një propozim i pazakontë ka ndodhur mbrëmë në rrugët e kryeqytetit të Bosnje-Hercegovinës, Sarajevë, kur një çifti iu ndalën tre vetura përpara me mbishkrimin: "A do të martohesh me mua?".

Veturat e tjera që ishin mbrapa tyre ndaluan qarkullimin.

Djali nxori vajzën nga vetura dhe më pas u gjunjëzua duke i propozuar martesë.

Vajza dha përgjigje pozitive, ndërsa qielli u ndriçua nga fishekzjarrë të shumta.