Kuriozitet

Kompania holandeze njofton për planin për ndërtimin e superjahtit që transferohet në nëndetëse

Kompania holandeze “U-Boat Worx” ka zbuluar dizajnin për ndërtimin e një superjahti me vlerë 22 milionë funte (25 milionë euro) që mund të transferohet edhe në nëndetëse e të udhëtojë për katër ditë, raporton “The Sun’.

U-Boat Worx ka njoftuar se anija Nautilus do të ketë një pishinë, bar dhe po ashtu do të ketë platformë për t’u rrezitur. Ndërsa do të jetë edhe në gjendje të zytet deri në 200 metra thellësi.

Duke e marrë emrin si nëndetësja në novelën e Jules Vernet të vitit 1870, “20 mijë milje nën det”, Nautilus ka dhjetë dritare të gjera katër metra, që ofron një pamje të mrekullueshme.

“Që nga vepra ’20 mijë milje nën det’ e Jules Vernet në vitin 1870, njerëzit kanë ëndërruar për një jaht luksoz që mund të zhytet nën ujë. Shpikësit kanë prodhuar shumë koncepte impresive. Për fat të keq, asnjë nga dizajnet nuk u realizua. U-Box Worx më në fund ia ka dalë të inxhinieroi një kombinim real të luksit dhe sigurisë”, thuhet në arsyetimin e kompanisë holandeze.

Kompania thotë se aftësia për t’u zhytur nëndet ka përparësi, pasi largon atë ndjenjë të të ndierit keq në ujëra të rëndë.

.

Fotogaleria:

{gallery}