Kuriozitet

Plazhi brazilian “pushtohet” nga krokodilët [VIDEO]

Mijëra krokodilë kanë zënë një plazh në Brazil, duke shkaktuar panik te banorët, ka njoftuar të enjten ish-gazetari dhe aktualisht pronari i “CBS Radio”, Ken Rutkowski.

Ai i publikoi pamjet në Twitter, duke njoftuar se krokodilët kanë zënë tërë hapësirën.

“Në Brazil, një pushtim krokodilësh ‘përmbyti’ një nga plazhet. Janë disa qindra, madje mijëra dhe popullsia lokale është në panik”, tha ai.

Raste të tilla nuk janë regjistruar më parë, derisa u tha se temperaturat e nxehta kanë mund të ndikojnë që krokodilët ta zënë plazhin. Nuk është raportuar për ndonjë incident.