Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një autostradë tjetër në SHBA mbushet me domate

Autoritetet në Kaliforninë Veriore thanë se një përplasje kamioni në një autostradë të zonës Sacramento në SHBA, bëri që rruga të mbulohej nga domatet për herë të dytë këtë javë.

Departamenti i Zjarrfikësve të Cosumnes tha se përplasja e së premtes në mëngjes në drejtimin jugor Ndërshtetëror 5 në Elk Grove, rezultoi në derdhjen e ngarkesës së automjetit me domate nëpër rrugë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

Departamenti i zjarrfikësve tha se Patrulla e Autostradës së Kalifornisë dhe Caltrans po përpiqeshin të bënin pastrimin e pjesës së rrugës ku janë derdhur domatet.

Incidenti ka ndodhur pak ditë pasi një sasi e madhe domatesh janë derdhur në një autostradë tjetër të SHBA-së.