Një pikë shitëse për kafshët shtëpiake u ka ofruar pagesë deri në 150 dollarë njerëzve që janë të gatshëm të bëjnë tatuazh qentë e tyre, shkroi të hënën “Upi”.
Mjetet do të ndahen nga kompania BARK për 100 personat e parë që e pranojnë këtë kërkesë.
Lauren Diener, menaxhere e rrjeteve sociale në BARK, ka thënë se kjo iniciativë nisi nga tatuazhi i saj, ku tregohen veshët e Stellës, pitbullit të saj 3-vjeçar.
Personat e interesuar për realizimin e tatuazheve kanë kohë deri më 2 shtator që të ndajnë fotografi të qenve të tyre dhe të tregojnë pse dëshirojnë që tiparet e tyre t’i përjetësojnë në trup.
Artikuj të ngjashëm
-
Rreziku nga qentë endacakë – mbi 15 sulme në muaj vetëm në Prishtinë
-
Chris Brown urdhërohet të paguajë miliona dollarë pasi qeni i tij sulmoi pastruesen e shtëpisë
-
SHSKUK-ja pagoi dyfish më shtrenjtë për penjtë kirurgjikalë
-
Komuna e Prishtinës barazon berberët me bankat sa u përket taksave
-
Karikatura e ditës - Ndarja e 100 eurove në prag të zgjedhjeve