Një bibliotekë e New Jerseyt ka njoftuar se një person ka kthyer së fundmi librin të cilin e ka marrë në këtë bibliotekë 75 vjet më parë, shkroi të shtunën “Upi”.
Biblioteka Publike Falas e Jersey Cityt tha se Bob Jablonski, 89-vjeçar, e ktheu librin “Hitler” të Oden Rudolph nga dega e shkollës së mesme James J. Ferris në 1947.
Jablonski tha se ai së fundmi e kuptoi se libri ishte tek ai derisa po riorganizonte shtëpinë e tij, ndërsa tha se dëshironte të gjente një mënyrë për ta kthyer atë sërish në bibliotekë.
Bibliotekarët thanë se libri mbetet në gjendje të përsosur dhe ka ende kartën e tij origjinale të referencës.
Zyrtarët thanë se Jablonski nuk do të duhet të paguajë asnjë tarifë për librin e vonuar 75-vjeçar.