Lëmsh

Uji i shiut nuk është i pijshëm askund në botë

 

Një nga studimet e fundit zbuloi se uji i shiut në pothuajse çdo pjesë të botës përmban sasi të rrezikshme të kimikateve dhe nuk është i pijshëm, shkruan Euronews.

Substancat per/polifluoroalkil (PFAS) i përkasin një grupi të madh kimikatesh të prodhuara nga njeriu që nuk gjenden në natyrë. Ato njihen si substanca të përhershme, sepse nuk mund të dekompozohen në natyrë. Ato përdoren në paketimin e ushqimeve, pajisjeve elektronike, kozmetikës dhe enëve.