Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjarpri 4.5 metra qëllohet me armë në kokë pasi iu mbështoll për qafe pronarit

Një gjarpër i madh është mbështjellë rreth qafës së një burri në Pennsylvania, duke shtyrë policët ta qëllonin gjarprin në kokë për ta shpëtuar burrin.

Gjarpri 4.5 metra i gjatë u mbështoll në qafën e pronarit të tij në shtëpi, raportoi të enjten NYP.

“Ishte situatë shumë e vështirë. Duhet t’u japim merita oficerëve. Nuk pati hezitim, reaguan dhe bënë çfarë duhej të bëhej”, tha policia në një deklaratë.

Dy policë shkuan në shtëpinë e burrit, pasi morën një raportim se dikush po pësonte sulm në zemër teksa një gjarpër i madh ishte mbështjellë rreth qafës së tij.

Burri ishte pa vetëdije dhe në dysheme kur gjarpri deri në mesin e vetë ishte mbështjellë rreth qafës fort.

Por, koka e madhe e gjarprit ishte mjaftueshëm larg nga burri për të lejuar policët që ta qëllonin pa rrezikuar burrin. Pasi u qëllua një herë në kokë me armë, gjarpri arriti të ikte.

Edhe Zebra qëllohet me armë nga policia pasi ia kafshon krahun pronarit të saj Botë Zebra qëllohet me armë nga policia pasi ia kafshon krahun pronarit të saj

Burri u dërgua menjëherë në spital dhe nuk dihet për gjendjen e tij.

Gjarpri ngordhi më vonë nga plaga në kokë. Policia tha se nuk e di çfarë lloji ishte gjarpri apo si erdhi deri te shtrëngimi në qafë.